Parlamenti i Japonisë sot e ka miratuar legjislacionin me të cilin lejohet që Perandori Akihito të abdikoj, duke i mundësuar monarkut japonez, që për të parën herë në 200 vite, të tërhiqet dhe në vend të tij të përurohet djali i tij, princi i kurorës, Naruhito.
Akihito, 83 vjeçar, i cili ka pasur një operacion në zemër dhe trajtim për sëmundjen e kancerit të prostatës, gjatë një paraqitjeje publike të rrallë vitin e kaluar, pat thënë se ka shqetësim se me vështirësi po i kryen obligimet e tij.
Perandori Akihito ka punuar për dekada të tëra në Japoni dhe jashtë saj, për t’i shëruar lagët e Luftës së Dytë Botërore, që ishte zhvilluar gjatë perandorisë së babait të tij, Hirohito.
Akihito do të zëvendësohet nga djali i tij, Naruhito, 57 vjeçar.
-
Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por s’lejon një perandoreshë në fron
-
Jep dorëheqje kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba
-
Franca miraton projektligjin për vdekjen e asistuar, pas vitesh debate
-
Parlamenti hungarez shkarkon presidentin Tamas Sulyok
-
Japonia goditet nga një tërmet pej 7,2 ballësh