Tokio, 19 maj – Qeveria japoneze miratoi sot legjislacionin që i mundëson perandorit Akihito, që vitet e fundit ka probleme të rënda shëndetësore, të abdikojë vitin e ardhshëm.
Ky projektligj, që do të paraqitet para parlamentit sot në mbrëmje, mund të hyjë në fuqi në qershor.
Akihito njoftoi dëshirën e tij për të abdikuar në një mesazh të rrallë në gusht.
Asnjë perandor nuk ka abdikuar prej 200 vitesh dhe ligji aktual nuk e parashikonte këtë.
Legjislacioni i prezantuar sot është veçanërisht i përgatitur vetëm për Akihiton dhe do të pengojë perandorët e ardhshëm që të abdikojnë.
Ky ligj parashikon abdikimin e tij në dhjetor 2018, kur perandori të mbushë 85 vjeç.
Artikuj të ngjashëm
-
Japonia lejon e abdikimin e Perandorit - për të parën herë në dy shekuj
-
Japonia miraton projektligjin që i lejon perandorit të abdikojë
-
Perandori japonez Akihito heq dorë zyrtarisht nga pushteti mbretëror
-
Perandori japonez Akihito pezullon aktivitetet pas një anemie cerebrale
-
Perandori japonez abdikon më 30 prill 2019