Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Perandori japonez abdikon më 30 prill 2019

Tokio, 1 dhjetor – Perandori i Japonisë, Akihito do të abdikojë më 30 prill të vitit 2019, njoftojnë agjencitë botërore të lajmeve. Atë ditë mbushen 30 vjet që ai ndodhej në fron.

Kjo do të jetë hera e parë në 200 vjet që sundimtari i këtij vendi të lërë fronin në këtë mënyrë, transmeton Koha.net.

Perandori Akihito ka 85 vjet dhe vetë ka kërkuar të largohet nga froni.

Djali i tij Naruhito do ta marrë fronin më 1 maj të vitit 2019.

Artikuj të ngjashëm