Jacob Blake, afro-amerikani që mori lëndime serioze në shpinë pas të shtënave nga një polic, u paraqit në gjyq nga shtrati i spitalit.
Ai u qëllua shtatë herë në shpinë në protestat e dhunshme në Kenosha.
Ai u deklarua i pafajshëm për akuzat penale të paraqitura ndaj tij. Ai akuzohet për shkelje kriminale, sulm seksual dhe sjellje të çrregullta, akuza këto të bëra nga ish e dashura e tij.
Blake u shfaq në gjyq përmes Zoom-it. Një prej komisionerëve ka vlerësuar se ka prova të mjaftueshme ndaj tij sa për ta çuar çështjen në gjyq. Ish e dashura e tij nuk është identifikuar.
Protestat në Kenosha shpërthyen pasi policia më 23 gusht qëlloi shtatë herë afrikano-amerikanin, Jacob Blake, derisa po e arrestonte atë. Familja e Blake thotë se ai është paralizuar.
-
Adoleshenti amerikan lirohet nga akuzat për dy vrasje e një plagosje
-
Trump do ta vizitojë qytetin ku u plagos rëndë afro-amerikani Blake
-
Sportistët amerikanë “godasin” racizmin, shumë kampionate mund të anulohen
-
Arrestohet 17-vjeçari për vrasjen e dy afro-amerikanëve në Kenosha
-
Një i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit gjatë protestave në Kenosha