Kyle Rittenhouse, 17-vjeçar, është dërguar në paraburgim për vrasjen e dy afro-amerikanëve në Kenosha gjatë protestave.
Protestat kanë shpërthyer në Kenosha që nga e diela, kur policia qëlloi Jacob Blake në shpinë derisa ai po largohej nga policët dhe po e hapte derën e veturës së tij. Tre fëmijët dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në veturë, kur ai u qëllua. 29-vjeçari Blake ka mbetur i paralizuar dhe “po lufton për jetë” pas ngjarjes që nxiti zemërim të ngjashëm sikurse rastet e mëhershme të vrasjes së afroamerikanëve nga forcat e rendit, raporton TheGuardian.
Por Rittenhouse, kishte qëlluar për vdekje një 26-vjeçar dhe një 36-vjeçar me armë zjarri.
Shefi i departamentit të policisë në Kenosha, Dan Miskinis, konfirmoi se një 17-vjeçar është në paraburgim pas vdekjes me të shtëna të dy personave në Kenosha të martën në mbrëmje.