Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Gaza

Izraeli thotë se ka gjetur trupin të një pengu tjetër në Gazë

Ron Benjamin

Forcat izraelite kanë thënë se kanë gjetur trupin edhe të një pengu që ishte mbajtur në Gazë, raporton “BBC”. 

Ushtria izraelite ka konfirmuar se trupi i Ron Benjamin 53-vjeçar është gjetur përkrah trupave të tre pengjeve tjera të gjetura të premten. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

53-vjeçari kishte qenë duke kaluar me biçikletë në afërsi të kufirit në Gazë kur Hamasi sulmoi më 7 tetor. 

Rreth 1200 persona u vranë në sulmin e Hamasit në jug të Izraelit. U morën 252 pengje. 

Zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari, në një postim në platformën “X” ka thënë se inteligjenca e ushtrisë ka zbuluar se Benjamin ishte vrarë më 7 tetor dhe trupi i tij “ishte marrë nga militantët e Hamasit dhe ishte dërguar në Gazë”. 

Identifikimin e trupit e ka bërë familja. 

Të premten u gjetën trupat e tre pengjeve tjera – Shani Louk, Amit Buskila dhe Itzhak Gelerenter. Edhe për ta u tha se u vranë në sulmin e 7 tetorit.