Ushtria izraelite tha se ka vrarë ekspertin e shquar të dronëve të Hezbollahut, në një sulm ajror ne Libanin lindor.
CNN ka raportuar të mërkurën se Khalil Mohammed Amhaz, figurë kritike e njësisë ajrore të grupit militant, u eliminua “me sukses” në zonën e Baalbekut, ka konfirmuar ushtria izraelite.
Hezbollahu s’e ka komentuar rastin.
Ushtria e Izraelit ka thënë më parë se i ka vrarë tre komandantë të Hezbollahut në zonat Jibchit, Jouaiya dhe Qana në Libanin jugor gjatë dy ditëve të fundit.
Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim urgjent për banorët në disa zona të qytetit Tiros në Libanin jugor, duke iu bërë thirrje të evakuohen menjëherë “për shkak të operacioneve ushtarake”.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet pavarësisht armëpushimit
-
Të paktën 14 të vrarë nga sulmet e Izraelit mbi Liban
-
Izraeli pretendon se ka vrarë një nga komandantët kryesor të Hezbollahut
-
Izraeli pretendon se ka vrarë një komandant të Hamasit dhe mbi 50 “terroristë” në Gaza
-
Izraeli thotë se e ka vrarë edhe një komandant të Hezbollahut