Izraeli ka thirrur 300.000 ushtarë rezervistë për t’iu përgjigjur sulmit të Hamasit, raportoi “Al Jazeera” të hënën.
Siç raportohet, Izraeli po përpiqet të rekrutojë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur për një pushtim të mundshëm tokësor.
“Shumë njerëz këtu në Izrael shërbyen në ushtri si pjesë e shërbimit të tyre kombëtar gjatë adoleshencës së vonë dhe fillimit të të 20-tave. Ata që thirren, mbeten në trupë rezervë për të shërbyer në konfliktin e mundshëm të ditëve në vijim”, ka bërë të ditur një zëdhënës i ushtrisë izraelite.
Shifrat e përditësuara thonë se mbi 700 izraelitë janë vrarë nga sulmet e Hamasit në Izrael, ndërsa mbi 490 palestinezë janë regjistruar të vrarë e mbi 2.600 të lënduar.
-
Rezervistët izraelitë kundërshtojnë thirrjen për paraqitje në prag të ofensivës së re në Gazë
-
Izraeli fillon rekrutimin e rezervistëve në pritje të nisjes së ofensivës në qytetin e Gazës
-
Ushtria izraelite do të thërrasë deri në 50,000 rezervistë për ofensivën e re në Gazë
-
Gati 400 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban
-
Izraeli nuk përjashton operacione tokësore në Liban