Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli shpall gjendje lufte pas sulmeve nga Hamasi

Dhjetëra persona të armatosur nga grupi militant palestinez Hamas janë infiltruar në jug të Izraelit nga Rripi i Gazës në një sulm të befasishëm.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale duket se tregojnë militantë palestinezë që gjuanin mbi kalimtarët në rrugët e qytetit izraelit, Sderot, raportoi BBC.

Sulmet intensive me raketa palestineze nga Gaza vranë gjithashtu një grua izraelite.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit tha se Hamasi kishte "bërë një gabim të rëndë dhe kishte nisur një luftë" kundër vendit të tij.

"Trupat [izraelite] po luftojnë armikun në çdo vend", shtoi Yoav Gallant. “Shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kishin kaluar në një bazë lufte dhe se dhjetëra avionë luftarakë po kryenin sulme ajrore në vendet e Hamasit në Gaza.