Ushtria e Izraelit ka rrëzuar të shtunën ndërtesën e njohur si “Kulla Sussi” në Gazë, pak pasi u kërkoi palestinezëve të largohen nga Qyteti i Gazës.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, e ka postuar në X një video që tregonte shembjen e ndërtesës. “Vazhdojmë”, ka shkruar ai.
ממשיכים pic.twitter.com/q4lwpHiUVx
— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) September 6, 2025
Nuk është raportuar për fatalitete.
Izraeli ka thënë se ndërtesa përdorej nga Hamasi, gjë që është refuzuar nga militantët.
Izraeli është duke zgjeruar ofensivën ushtarake në Gaza. Para kësaj ndërtese, ushtria e Izraelit u kërkoi njerëzve të largohen nga Qyteti i Gazës – duke paralajmëruar sulmet.