Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli raporton rënie të efikasitetit të vaksinës “Pfizer”

Izraeli ka raportuar të hënën rënie të efikasitetit të vaksinës “Pfizer/BioNTech” kundër COVID-19, për ta parandaluar sëmundjen infektive dhe simptomatike, por ka thënë se mbetet shumë efektive në parandalim të sëmundjes së rëndë nga infeksioni.

Kjo ka rastisur me shpërndarjen e variantit Delta dhe përfundimit të masës së distancës sociale në Izrael.

Efikasiteti i vaksinës në parandalimin e sëmundjes infektive dhe simptomatike ra në 64 për qind që nga 6 qershori, ka thënë Ministria e Shëndetësisë. Në të njëjtën kohë vaksina ishte 93 për qind efektive për të parandaluar hospitalizimin dhe për t’u sëmurë rëndë nga koronavirusi.

Zyrtarët e ministrisë kanë publikuar një raport në maj që dy doza të “Pfizerit” siguronin 95 për qind mbrojtje ndaj infektimit, hospitalizimit dhe sëmundjes.

Një përfaqësues nga “Pfizer” nuk ka pranuar të flasë për të dhënat nga Izraeli, por ka përmendur studimet e tjera që kanë treguar se antitrupat e siguruar nga vaksina janë ende në gjendje që t’i neutralizojnë të gjithë variantet e testuara, përfshirë edhe Deltën, ndonëse jo me të njëjtën fuqi.

Rreth 60 për qind e popullsisë së Izraelit kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Pfizer.