Ushtria izraelite ka nxjerrë nga Gaza trupat e dy pengjeve, Judi Weinstein-Haggai dhe Gad Haggai, të cilët mbaheshin nga Hamasi, ka deklaruar të enjten kryeministri Benjamin Netanyahu.
Ushtria izraelite ka thënë në një deklaratë se trupat e burrit dhe gruas u nxorën në një operacion special nga zona Khan Younis në Rripin e Gazës, raporton Reuters.
Pas gjetjes së dy trupave, 56 pengje mbahen ende nga Hamasi, me më pak se gjysma që besohet se janë ende të gjallë, sipas vlerësimeve izraelite.
Izraeli ka nisur fushatën e tij ushtarake në Gazë pas sulmit të 7 tetorit 2023 në të cilin persona të armatosur të udhëhequr nga Hamasi vranë 1,200 njerëz dhe morën 251 pengje, sipas shifrave izraelite.
Një ditë më pas Izraeli ka nisur fushatën e tij hakmarrëse si pasojë e të cilës deri më tani janë vrarë më shumë se 54,000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.