Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë bërë të ditur se janë duke kryer sulme ne qytetin jugor Rafah, raporton “BBC”.
IDF ka thënë se po kryen sulme kundër Hamasit në lindje të Rafahs.
IDF-ja ka thënë se do të japë më tepër detaje për sulmet. Më herët gjatë ditës Izraeli ka urdhëruar rreth 100 mijë palestinezë që të largohen nga lindja e Rafahut.
Sulmet vijnë në ditën kur Hamasi njoftoi se ka pranuar një propozim për armëpushim të bërë nga Egjipti e Katari.
Ndërsa sulmet në Rafah po vazhdojnë Izraeli ka thënë se do të dërgojë një delegacion për të biseduar për armëpushim.
Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se “propozimi është larg plotësimit të kërkesave të Izraelit”.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraeli konfirmon sulmet në Gazë, akuzon Hamasin për “shkelje flagrante” të armëpushimit
-
Izraeli akuzon Hamasin për sulm ndaj forcave të tij, kryen sulme në Rafah
-
Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës, ndërkohë që Izraeli vazhdon sulmet
-
Ushtria izraelite lëshon urdhra të rinj evakuimi për jugun e Gazës
-
Të paktën 11 palestinezë të vrarë në Gaza, Izraeli intensifikon sulmet në Rafah