Izraeli ka miratuar dy ligje të cilat e ndalojnë Agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) të operojë në Izrael dhe në zonat e okupuara që janë nën kontrollin e tij, raporton “BBC”.
Miratimi është bërë me shumicë votash.
Një numër i madh i shteteve, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, kanë shprehur shqetësimin serioz për lëvizjen.
Para votimit, Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka thënë se agjencia ka luajtur rol “kyç“ në shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza. Gati gjithë popullata e mbi dy milionë që gjendet në Gaza është e varur nga ndihmat dhe shërbimet e UNRWA-së.
Izraeli e ka akuzuar UNRWA-në për bashkëpunim me Hamasin, duke thënë se disa nga anëtaret e agjencisë ishin përfshirë në sulmin e 7 tetorit të vitit të kaluar në jug të Izraelit gjatë të cilit u vranë afro 1200 persona e u morën rreth 250 pengje.
UNRWA-ja me dekada ka ofruar gamë të gjerë shërbimesh dhe përkrahje përfshirë për shëndetësi dhe edukim për miliona palestinezë në Gaza.
Edhe
Izraeli shkatërron selinë e OKB-së në Jerusalem
Komisioneri i përgjithshëm i agjencisë, Philippe Lazzarini, ka thënë se vendimi vetëm sa do t’i thellojë vuajtjet e palestinezëve.
“Vota nga Parlamenti i Izraelit (Knesset) kundër UNRWA-së këtë mbrëmje është e paprecedentë dhe vendos një precedent të rrezikshëm. Është në kundërshti me Kartën e OKB-së dhe i shkel obligimet e shtetit të Izraelit sipas të drejtës ndërkombëtare”, tha Lazzarini.
-
UNRWA: Izraeli po shkel të drejtën ndërkombëtare duke kufizuar ndihmat në Gazë
-
Britania, Franca e Gjermania i bëjnë thirrje Izraelit për zhbllokim të kontakteve me UNRWA-n
-
Suedia i jep fund financimit për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë
-
Ndalimi i Unrwa-s do të shkaktojë më shumë vuajtje për palestinezët, thotë kreu i agjencisë