Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, ka kundërshtuar kërkesën e Iranit për t’ia hequr të gjitha sanksionet ndërkombëtare si kusht për kthim në negociatat për planin e tij bërthamor.
Izraeli vlerëson se ky është një shantazh që fuqitë botërore nuk duhet ta lejojnë të materializohet.
Përfaqësuesi iranian në negociatat e rifilluara në Vjenë ka thënë se fokusi kryesor i delegacionit të Republikës Islamike është heqja e sanksioneve për t’iu kthyer marrëveshjes së arritur më 2015, e prej së cilës ishin tërhequr Shtetet e Bashkuara nën administratën e Donald Trumpit.
Artikuj të ngjashëm
-
Netanyahu: Izraeli nuk është palë e marrëveshjes SHBA-Iran
-
Netanyahu nuk pranon marrëveshje bërthamore me Iranin
-
Bennett viziton Emiratet e Bashkuara, vizita e parë e një kryeministri izraelit në këtë vend
-
Pritet vazhdimi i bisedimeve të Iranit me fuqitë botërore
-
Netanyahu e pranon vështirësinë për të ndikuar në vendimet e Trumpit lidhur me Iranin