Një gjykatë e lartë italiane vendosi që fëmijët e porsalindur duhet të mbajnë mbiemrat e të dy prindërve – jo vetëm të babait, siç ishte status quo-ja, raportoi The Washington Post të enjten.
Gjykata Kushtetuese e Italisë ka thënë se caktimi automatik i vetëm mbiemrave të baballarëve për fëmijët, ishte i paligjshëm.
Gjykata tha se prindërit do ta kenë të drejtën e fjalës për mbiemrin e fëmijës. Por, një fëmijë do të marrë mbiemrat e të dy prindërve, me marrëveshje të ndërsjellë për renditjen e tyre, tha gjykata.
Fëmija mund ta marrë mbiemrin e vetëm njërit prind, vetëm nëse prindërit vendosin kështu – që për herë të parë do ta bënte të mundur që fëmijët të mbajnë mbiemrin e nënës.
Vendimi do të aplikohet për fëmijët e lindur nga prindër të martuar ose të pamartuar, ashtu si edhe fëmijët e adoptuar.
Është standard për gratë italiane që t’i mbajnë mbiemrat e tyre dhe është tipike për nënën dhe fëmijën në Itali të kenë mbiemra të ndryshëm – një situatë e ngjashme me Korenë e Jugut.
-
Italia njeh tre prindër për një fëmijë 4-vjeçar në një vendim historik gjyqësor
-
Me vendimin e ri, miliona persona me rrënjë italiane mund ta humbin të drejtën e shtetësisë
-
Gjykata italiane vendos në favor të fëmijëve që nuk duan të takojnë gjyshërit e tyre
-
Franca ua bën më të lehtë të rriturve që ta marrin mbiemrin e nënës
-
Në Itali nuk ka pushim të barabartë prindëror, baballarët sfidojnë përmes internetit