Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Italia rikthen vendimin për ngeljen e nxënësve, shkak mungesa e respektit ndaj mësuesit

shkolla

Foto: Alamy

Italia ka rikthyer vendimin për ngeljen e nxënësve me sjellje të keqe, ndërsa shqetësimet rriten për agresionin ndaj mësuesve.

Politika e “notave për sjellje”, e ngjashme me atë të prezantuar për herë të parë nga qeveria e Benito Mussolinit më 1924, është pjesë e një projektligji të arsimit që u miratua në Parlament dhe u jep shkollave fuqinë të ngelin nxënësit bazuar edhe thjesht nga sjellja e tyre.

Nxënësit deri në shkollën e mesme që shënojnë pesë ose më ulët nga 10 sa është nota më e mirë e sjelljes, do të ngelin vitin dhe do të duhet ta përsërisin atë edhe nëse në mësime qëndrojnë mirë me nota. Notat në sjellje do të ndikojnë shumë edhe në dhënien e provimit përfundimtar të maturës.

“Reforma e notave për sjellje rikthen rëndësinë e përgjegjësisë individuale, e bën kyç respektin ndaj njerëzve dhe të mirën publike si dhe rikthen autoritetin e mësuesve”, ka thënë ministri i Edukimit, Giuseppe Valditara. 

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pati thënë se ky ndryshim do ta “rikthente respektin” në shkolla. 

Edhe Masa disiplinore për mësuesit: S’lejohet mësimdhënia nën ndikimin e alkoolit Arbëri Masa disiplinore për mësuesit: S’lejohet mësimdhënia nën ndikimin e alkoolit

Gjoba nga 500 euro deri në 10,000 euro janë vendosur për akte agresioni ose dhune ndaj stafit të shkollës.