Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria e Shqipërisë miraton shpërblimin 2 mijë e 500 euro për policët

Protesta

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar vendimin për shpërblimin financiar të punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhuar në vijën e parë të përballjes me protestuesit, gjatë protestave të dhunshme të studentëve dhe gjimnazistëve, që kanë hyrë në ditën e shtatë.

Sipas vendimit, 2 mijë e 750 efektivë të policisë do të përfitojnë nga 2 mijë e 500 euro secili, në vlerësim të angazhimit të tyre gjatë përballimit të situatës së krijuar nga protestat.

Më herët gjatë një takimi me trupën e policisë në Ministrinë e Brendshme, kryeministri Edi Rama njoftoi vendimin për shpërblimin e efektivëve, duke vlerësuar rezistencën dhe sakrificën e tyre përballë situatës së tensionuar.

Në po atë deklarim Rama paralajmëroi se nxënësit që ikin nga shkolla dhe dalin e protestojnë, nuk do të shpëtojnë pa pasoja administrative.

Rama gjithashtu deklaroi se nuk do të ketë as bursa për studentët që kanë sulmuar policinë.

Edhe Rama: Protestuesit e maskuar nuk janë studentë, por njerëz që adhurojnë dhunën Arbëri Rama: Protestuesit e maskuar nuk janë studentë, por njerëz që adhurojnë dhunën

“U them të gjithë atyre të tjerëve që ikin nga shkolla për të dhunuar policinë, që nuk do të kthehen në shkollë normalisht pa pasoja administrative për këtë. Nuk do të kenë arsim falas. Ata studentë që dalin dhe dhunojnë policinë e shtetit nuk do të kenë bursa, nuk do të kenë mbështetje financiare nga shteti, nëse duan të vazhdojnë universitetin pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë që janë fëmijët e efektivëve të Policisë apo që janë fëmijët e kujtdoqoftë që është në anën e shtetit”, ka deklaruar Rama.

Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë shoqëruar prej shtatë ditësh me përplasje të forta me policinë, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe akte dhune e dëmtime ndaj institucioneve dhe ambienteve publike në kryeqytet. /TCH

Lexo përditësimet tjera
protesta

Dita e shtatë e protestës në Shqipëri nis me thirrjet “Edi Rama jep dorëheqje”

Ka nisur dita e shtatë e protestave të të rinjve në Shqipëri me thirrjet "Edi Rama...