Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini theksoi sot në Tripoli se do të propozonte vendosjen e qendrave të pritjes dhe identifikimit në jug të Libisë, gjatë samitit të Bashkimit Europian që do të zhvillohet të enjten në Bruksel.
“Ne do të mbështesim, në bazë të një marrëveshjeje të përbashkët me autoritetet libiane, krijimin e qendrave të pritjes dhe identifikimit të migrantëve në jug të Libisë, në kufirin e jashtëm, për të ndihmuar që Italia të bllokojë migracionin”, deklaroi Salvini.
Ministri italian, i cili u shpreh në një konferencë shtypi përkrah zëvendëskryeministrit libian të Qeverisë së Unionit Kombëtar (GNA) Ahmed Meitig, nuk përmendi se në cilat vende do të krijoheshin këto qendra pritjesh.
Gjatë vizitës në kryqytetin libian, Salvini u takua me kreun e GNA-së, Fayez al-Sarraj dhe ministrin e Brendshëm, Abdessalam Achour.
-
Libia refuzon kampet e refugjatëve, Italia mbyll portet
-
Thirrje që BE-ja të shtojë përpjekjet për ta luftuar migracionin
-
Italia ashpërson masat për migrantët
-
Italia vlerëson se 680 mijë emigrantë mund të kalojnë detin nga Libia
-
Papa kërkon që të hapen “korridore humanitare” për shpëtimin e migrantëve