Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka premtuar se do të marrë masa të jashtëzakonshme për t’u përballur me numrin e madh të migrantëve.
Në një videomesazh, kryeministrja ka thënë se ka urdhëruar kabinetin e saj që të nisin me planet për ndërtimin e qendrave të mbajtjes për migrantët e jashtëligjshëm.
Ajo ka bërë thirrje edhe për bllokadë të re detare për Afrikën e Veriut për shkak se brenda një dite më shumë se 6 mijë migrantë kanë arritur në ishullin e Lampedusas nga Tunizia.
Ajo ka ftuar edhe prijësit e Komisionit Evropian që të vizitojnë Lampedusan për të parë nga afër kushtet e migrantëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Italia miraton masa më të ashpra kundër migrantëve
-
Meloni nxiton të miratojë ligj të ri për ta shpëtuar transferimin e migrantëve në Shqipëri
-
Von der Leyen në ishullin italian Lampedusa, pas rritjes së numrit të migrantëve
-
Spanja “i hakmerret” Italisë, vendos kontrolla kufitare
-
Italia pezullon marrëveshjen e Schengenit me Spanjën