Ministria e Brendshme e Italisë ka urdhëruar mbylljen e kufijve detarë dhe ajrorë me Spanjën, duke pezulluar përkohësisht regjimin e lëvizjes së lirë sipas Shengenit midis dy vendeve.
Ky vendim potencial u njoftua të enjten në mbrëmje nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe zëvendëskryeministrat Antonio Tajani dhe Matteo Salvini, pasi mbi 60 mijë migrantë mbërritën në enklavën spanjolle të Afrikës Veriore, Ceuta.
Vendimi u zyrtarizua të premten në një takim në Ministrinë e Brendshme të kryesuar nga ministri Matteo Piantedosi, bazuar në vlerësimet e Komitetit Italian për Analizën e Migracionit dhe Sigurisë Kufitare.
“Vendimi u mor pasi Komiteti i Imigracionit dhe Sigurisë Kufitare, i kryesuar nga Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, analizoi informacionin më të fundit në dispozicion”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në reagimin ndaj vendimit, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, publikoi të dhëna mbi numrin e hyrjeve të parregullta në Evropë midis viteve 2021 dhe 2026 e ku Italia është e para.
“Solidariteti dhe empatia janë opsionale. Respekti për marrëveshjet dhe të dhënat evropiane, jo: Numri i hyrjeve të parregullta midis viteve 2021 dhe 2026 sipas Frontex: Nëpërmjet Italisë: 478,600, nëpërmjet Ballkanit Perëndimor: 340,600, nëpërmjet Greqisë: 259,800, nëpërmjet Spanjës: 234,760, nëpërmjet kufirit lindor: 48,000. Kjo nuk është koha për ndarje. Është koha të vazhdojmë të ndërtojmë një BE të fortë dhe të bashkuar”, ka thënë Sanchez.
Rreth 49 mijë migrantë u futën në enklavën spanjolle të Ceutas
Rreth 49,000 migrantë kanë hyrë në enklavën spanjolle të Ceutas nga Moroku në 24 orët e...-
Spanja “i hakmerret” Italisë, vendos kontrolla kufitare
-
Spanja kontrollon qindra të ardhur nga Italia pas mosmarrëveshjeve për migracionin
-
Spanja akuzon disa vende të BE-së për reagim “egoist” ndaj fluksit të migrantëve në Ceuta
-
Inteligjenca spanjolle paralajmëroi për planin e kalimit masiv të migrantëve në Ceuta
-
Sanchez këmbëngul se nuk kishte paralajmërime për krizën në Ceuta