Italia e ka bërë të obligueshëm testimin e të gjithë udhëtarëve që vijnë nga Kina. Testimet e para janë kryer në Aeroportin e Romës për udhëtarët që vinin nga Kina lindore. Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se pesë nga 49 udhëtarët nga Kina janë testuar pozitivë për koronavirus.
Ndërkaq, më shumë se 50 për qind e udhëtarëve që kanë ardhur nga Kina në Milano janë testuar pozitivë për Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë në Itali, Orazio Schillaci, ka thënë në Senatin italian se variantet e detektuar në udhëtarët nga Kina veçse ishin në qarkullim në Evropë dhe se ka lehtësuar frikën për shpërthimin e ndonjë varianti të ri të koronavirusit që do të mund të bënte kërdi në Evropë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kanada do të kërkojë teste negative për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
-
Franca kërkon që shtetet e BE-së të vendosin masa ndaj udhëtarëve kinezë
-
SHBA-ja po mendon të vendosë masa COVID për udhëtarët kinezë
-
Vihen në dyshim rezultatet pozitive të 298 pasagjerëve të linjës Itali - Indi
-
Italia me “supërpasaportë të gjelbër” për udhëtarët