Udhëtarëve italianë u kërkohet nga e hëna të tregojnë certifikatën e vaksinimit e njohur si “superpasaporta e gjelbër” dhe të mbajnë një maskë mjekësore specifike për ta përdorur në transportin publik.
Ky certifikim është i rezervuar për ata që janë të vaksinuar plotësisht ose që janë shëruar nga COVID-19 së fundmi. Lejekalimi është po ashtu obligativ për të hyrë në hotele, palestra dhe pishina.
Të mërkurën, Qeveria italiane ka aprovuar masën që u kërkon njerëzve më të moshuar se 50 vjeç të vaksinohen kundër koronavirusit, pasi vendi po përballet me rekorde të reja ditore nga infeksionet me variantin Omicron.
Diku rreth 78% e popullsisë së Italisë është plotësisht e vaksinuar kundër koronavirusit, që mund të shkaktojë COVID-19.
-
Italianëve të pavaksinuar u ndalohet transporti publik
-
Italia ashpërson masat, “pasaporta e gjelbër” me detyrim për të gjithë punonjësit
-
Italia bën të detyrueshme pasaportën e gjelbër në shkolla dhe universitete
-
Italia nuk lejon udhëtimet pa vaksinim të qytetarëve
-
Italia e bën të detyrueshme pasaportën e vaksinimit për mësimdhënësit