Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Italia nuk lejon udhëtimet pa vaksinim të qytetarëve

Italia nga e mërkura ka nisur të kërkojë certifikatën e vaksinimit nga të gjithë udhëtarët me qëllim që të parandalojë përhapjen e koronavirusit. Ligji që u miratua para katër javësh, do të vlejë për fluturimet dhe udhëtimet tokësore ndërmjet rajoneve italiane. Autobusët lokalë, tramvajet dhe metrotë do të përjashtohen nga ky ligj.

Fillimi i respektimit të ligjit ka nxitur reagime nga italianët që në javët e fundit me protesta kanë kundërshtuar certifikatën e vaksinimit. Protesta janë paralajmëruar edhe gjatë ditëve të ardhshme. Disa prej protestave që u mbajtën në Romë dhe Milano ishin të dhunshme.

Qeveria të mërkurën ka premtuar se do t’i arrestojë të gjithë protestuesit që kanë kërcënuar me bllokimin e linjave hekurudhore nëpër Itali. Deri më tani, 70 për qind e italianëve janë vaksinuar plotësisht, mirëpo ekspertët janë të shqetësuar se personat mes moshave 50 deri në 69 vjeç nuk janë vaksinuar ende.