Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Italia ashpërson masat, “pasaporta e gjelbër” me detyrim për të gjithë punonjësit

Qeveria italiane do të bëjë të detyrueshme certifikatën shëndetësore për të gjithë punonjësit, duke u bërë vendi i parë evropian që ndërmerr një hap të tillë në përpjekjen për të përshpejtuar vaksinimit e për të frenuar pandeminë.

Nga 15 tetori, italianët duhet të dëshmojnë vaksinim, test negativ, apo shërim nga sëmundja për të hyrë në vendet e punës, si në sektorin publik ashtu edhe privat.

Për ata që prezantohen në punë pa certifikatën shëndetësore, parashikohen gjoba nga 400 deri në 1 mijë euro. Shkarkimi nuk do të jetë i mundur, por do të ketë pezullime dhe ngrirje të pagës. Masa nxiti reagime të ndryshme.

“Sipas mendimit tim nuk është e drejtë, pasi unë jam një qytetar i lirë dhe mund të vendos vetë nëse e marr ose jo certifikatën e gjelbër”, u shpreh një qytetar.

E ashtuquajtura “pasaportë e gjelbër” u konceptua fillimisht si mënyrë për të lehtësuar udhëtimet mes shteteve të be. Por Italia është mes një grupi vendesh që e kanë bërë atë të detyrueshme për hyrjen ne muze, kinema, palestra apo restorante.

Edhe Italia me “supërpasaportë të gjelbër” për udhëtarët Botë Italia me “supërpasaportë të gjelbër” për udhëtarët

Më vonë, e zgjeroi përdorimin e certifikatës edhe tek mësuesit dhe stafi shëndetësor, pavarësisht ndasive lidhur më çështjen mes koalicionit të unitetit kombëtar.

Rreth 73% e popullsisë prej 60 milion banorësh në Itali kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 65% janë imunizuar plotësisht./KSP