Federata e Futbollit të Italisë po mendon që të kërkojë nga Qeveria që t’ua bëj të obligueshme lojtarëve të elitës së futbollit italian vaksinimin kundër koronavirusit.
Qeveria italiane këtë javë e ka bërë të obligueshme vaksinimin për forcat e rendit, ushtrinë dhe të gjithë punonjësit nëpër shkolla.
“Kemi 4-5% të lojtarëve që nuk janë vaksinuar ndërsa disa nga vaksinat që i kanë marrë nuk njihen në vendin tonë. Nëse numrat janë të tillë që nuk e sigurojnë futbollin tonë, do të kërkojmë nga Qeveria për dekret të ri, ashtu siç është bërë me punonjës të shkollave”, ka thënë të enjten kryetari i Federatës së Futbollit të Italisë ndër të tjera.
“Green Pass” në Itali përfshinë vërtetim të vaksinës, test negativ apo infektim me Covid-19 në të kaluarën.
Për shkak të rritjes së numrave me infektim, Italia shpreson që t’i mbajë stadiumet e mbushura me 75% të kapacitetit.