Qeveria italiane ka miratuar të premten kërkesën që të gjithë mësimdhënësit të ofrojnë dëshmi për vaksinim kundër COVID-19 para hyrjes në klasa.
E ashtuquajtura pasaportë e gjelbër tanimë është bërë e detyrueshme edhe për udhëtarët nëpër trena, në sistemet e transportit publik, aeroplanë, si dhe nëpër dyqane.
Kjo pasaportë ofron dëshmi nëse një person është vaksinuar apo është negativ në testin për koronavirus.
Me qëllim të rritjes së shkallës së vaksinimit për luftimin e variantit Delta të koronavirusit, Qeveria në Romë ka bërë të ditur se pasaportat do të kërkohen nëpër ambiente të brendshme të restoranteve, si dhe për një sërë aktivitetesh të tjera.
Me gjithë protestat e mëhershme dhe pakënaqësitë lidhur me çështjen, Qeveria ka zgjeruar kërkesën për pajisje me këtë Pasaportë edhe mes mësuesve, studentëve universitarë dhe udhëtarëve në distanca të gjata, duke nisur nga 1 shtatori.
-
Italia bën të detyrueshme pasaportën e gjelbër në shkolla dhe universitete
-
Italia me “supërpasaportë të gjelbër” për udhëtarët
-
Italianëve të pavaksinuar u ndalohet transporti publik
-
Federata italiane e futbollit kërkon vaksinim të lojtarëve
-
Italia ashpërson masat, “pasaporta e gjelbër” me detyrim për të gjithë punonjësit