Qeveria italiane është e gatshme të vendosë kufizime për persona të cilat nuk janë vaksinuar.
Për shkak të rritjes së rasteve të reja autoritetet vijojnë t’i bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse është e vetmja mënyrë që ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë pritet të zhvillohet një takim me ministrat për të dalë me një dekret për miratimin e kufizimeve, thuajse të ngjashëm me ato në Francë.
Hyrja në stadiume, muze, teatër, kinema, pishina, palestra dhe klube nate, thuhet se do të lejohen vetëm personat që do të sigurojnë “lejen e gjelbër”.
Këtë të enjte Italia regjistroi 15 viktima dhe mbi 5 mijë raste të reja në 24 orët e fundit.