Italia do t’i vendosë kufizimet ndaj personave të pavaksinuar. Ky vendim po bëhet nga autoritetet shëndetësore me qëllim të ndaljes së përhapjes së koronavirusit. Një vendim të tillë e kanë shqyrtuar autoritetet franceze, që thonë se personat e pavaksinuar të mos shërbehen në ambientet e mbyllura në restorante apo pare, si dhe t’iu ndalohet hyrja në ambiente të mbyllura plotësisht.
Qeveria ka thënë se po diskutohet vendosja e lejes së “gjelbër” për personat që udhëtojnë me tren apo aeroplan, me qëllim të nxitjes së personave për t’u vaksinuar.
Plani i tillë pritet të hyjë në fuqi nga java tjetër, raporton theguardian.
Që kur Italia rriti kapacitetet për vaksinim, numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka rënë.