Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vihen në dyshim rezultatet pozitive të 298 pasagjerëve të linjës Itali - Indi

Zyrtarët indianë po hetojnë një laborator privat që po akuzohet për gabim me testet për COVID-19 të pasagjerëve në dy fluturime nga Italia javën e kaluar.

Të paktën 173 pasagjerë nga Roma, dhe 125 nga Milano rezultuan pozitivë kur arritën në Amritsar.

30 nga ta u testuan sërish në aeroport, por vetëm tre prej tyre rezultuan pozitivë për koronavirus herën e dytë.

Zyrtarët e aeroportit i thanë BBC-së se kanë ndaluar shërbimet nga laboratori “SpiceHealth”.

Charanjit Singh ka thënë se hetimet preliminare sugjerojnë se sistemi i makinave të testeve nuk po funksiononin mirë.

India aktualisht po përjeton valën e tretë pandemike, për të cilën ekspertët besojnë se drejtohet nga varianti Omicron.

Edhe 13 nga 125 pasagjerët me COVID-19 në aeroplanin Itali – Indi, arratisen Botë 13 nga 125 pasagjerët me COVID-19 në aeroplanin Itali – Indi, arratisen

Laboratori ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës kanë thënë se do të ndërmerr hetim të detajuar.