125 pasagjerë që erdhën në qytetin verior të Indisë, Amritsar në një aeroplan charter nga Italia, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ata do të vendosen në izolim, kanë njoftuar zyrtarët shëndetësorë, raporton BBC.
Ata ishin në mesin e 179 pasagjerëve që udhëtuan nga Verona dhe arritën në Amritsar të mërkurën pasdite.
India ka regjistruar mbi 90 mijë raste të reja me koronavirus të enjten, një rritje e dukshme krahasuar me javën e kaluar, ndërsa ekspertët vlerësojnë se shkak është varianti i ri Omicron.
Shteti ka regjisrtruar edhe 325 të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, por vetëm një nga të vdekurit ishte i infektuar me variantin e ri.
Edhe
13 nga 125 pasagjerët me COVID-19 në aeroplanin Itali – Indi, arratisen
Fëmijët dhe foshnjat në aeroplan nuk janë testuar për COVID-19. Nga 160 pasagjerë të testuar, 125 kanë rezultuar pozitivë.
Në pamjet televizive shihen ambulancat të rreshtuara jashtë aeroportit për të marrë pasagjerët e infektuar.