India raportoi mbi 300,000 infeksione të reja COVID-19 për të katërtën ditë radhazi, edhe pse numri e rasteve gjatë 24 orëve të fundit ishte pak më e ulët se një ditë më parë, tregojnë të dhënat e publikuara nga qeveria të dielën.
India raportoi 333,533 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit me 525 të vdekur.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve të Indisë për shkak të COVID-19 tani është 489,409, tha Ministria e Shëndetësisë. Të shtunën, India kishte raportuar 337,704 raste të reja të COVID-19 dhe 488 të vdekur.
Qeveria në një deklarim tha se shkalla e shërimit për personat e infektuar aktualisht qëndron në 93.18%.
Që nga fillimi i këtij viti, pjesë të ndryshme të vendit janë nën shkallë të ndryshme kufizimesh për të frenuar infeksionet e shkaktuara nga varianti shumë i transmetueshëm Omicron.
Kryeqyteti i Indisë Delhi ka vendosur një shtetrrethim të fundjavës dhe megjithëse pritej gjerësisht që Delhi të lehtësonte disa kufizime, qeveria lokale vendosi të premten të vazhdojë me shtetrrethimin.
-
India shënoi afro 40,000 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India regjistron rekord të vdekjeve nga COVID-19 brenda 24 orëve
-
India regjistron 4106 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India shënon më shumë se 4,000 vdekje ditore nga COVID-19
-
India regjistron afër 330 mijë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit