India ka regjistruar 329.942 raste me koronavirus të martën, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 22.992.517, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Indi.
Kjo është ditë e dytë rresht që numri i rasteve ditore të infektimeve është më poshtë se 400.000.
Vendi gjithashtu ka regjistruar 3.876 të vdekur të martën. Që prej 28 prillit, numri i rasteve të vdekjeve ka kaluar shifrën 3.000 duke bërë që numri i të vdekurve të shkojë në 249.992 që nga fillimi i pandemisë.
India është shteti i dytë më i prekur nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 32.7 milionë raste, pasuar nga Brazili, i cili ka numrin e tretë më të madh të rasteve, 15.2 milionë.
Deri tash, 172.622.761 doza të vaksinës janë administruar në Indi.
-
India shënoi afro 40,000 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India do të lehtësojë kufizimet pas rënies së rasteve me COVID-19
-
India regjistron 4106 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India shënon më shumë se 4,000 vdekje ditore nga COVID-19
-
Në Indi regjistrohen 375 mijë raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit