Protesta masive po zhvillohen në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, pasi Qeveria pezulloi bisedimet me Bashkimin Evropian për anëtarësim, ka raportuar CNN.
Protestat, nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi, Dmitry Medvedev, i ka cilësuar si përpjekje për revolucion. Ai ka thënë të dielën se zakonisht “kjo lloj gjëje ka përfundim shumë të keq”.
Kremlini zyrtar ende s'ka komentuar këtë ndodhi, derisa janë bërë disa ditë qëkur qytetarë të Gjeorgjisë dolën kundër pushtetit.
Pas njoftimit se Qeveria ka pezulluar bisedimet me BE-në, disa ambasadorë kanë dhënë dorëheqje dhe qindra nëpunës civilë e mijëra mësimdhënës kanë nënshkruar letrën që dënojnë këtë veprim qeveritar.
Protesta është ftuar edhe nga presidentja e Gjeorgjisë, pro-perëndimorja, Salome Zourabichvili, që ka thënë se qëndron në pozicionet e saj.
-
“Ëndrra gjeorgjiane” venit ëndrrat e gjeorgjianëve
-
Përleshje mes protestuesve e policëve në Gjeorgji pas pezullimit të bisedimeve për në BE
-
Protesta në Gjeorgji pasi Qeveria pezullon bisedimet për anëtarësim në BE
-
BE-ja pezullon udhëtimin pa viza për diplomatë e zyrtarë gjeorgjianë
-
Arrestohen disa persona gjatë protestës në Gjeorgji, përfshirë një lidere opozitare