Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka refuzuar idenë e negociatave me SHBA-në për programin bërthamor, ndërsa Teherani ka konfirmuar se ka pranuar një letër nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Javën e kaluar, Trump pati thënë se në letër propozoheshin bisedime mbi marrëveshjen që do ta parandalonte Iranin të siguronte armë bërthamore dhe të shmangte veprime ushtarake të mundshme.
“Kur e dimë se ata nuk do ta respektojnë atë, cili është qëllimi i negocimit?” ka pyetur Khamenei duke iu referuar vendimit të Trumpit për ta braktisur marrëveshjen bërthamore të 2015-s me Iranin, gjatë mandatit të parë.
Ai ka paralajmëruar se Irani do të përgjigjej në rast të sulmeve mbi objektet e tij bërthamore, raportoi BBC.
-
Khamenei refuzon ofertën e Trumpit për bisedime
-
Lideri suprem i Iranit refuzon bisedimet direkte me SHBA-në
-
Udhëheqësi suprem i Iranit kritikon propozimin e SHBA-së për programin e saj bërthamor
-
Irani i gatshëm për bisedime indirekte me SHBA-në, thotë këshilltari i Khameneit
-
Lideri suprem i Iranit refuzon bisedimet me SHBA-në