Lideri suprem i Iranit të martën ka refuzuar negociata direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi programin bërthamor të shtetit të tij. Me këtë ai mund të ketë mbyllur mundësinë e fundit për ndalimin e rivendosjes së sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj Teheranit.
Deklarata e Ayatollah Ali Khameneit u transmetuar në televizionin shtetëror dhe ka gjasa të kufizojë çdo komunikim të mundshëm të presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, i cili ndodhet në New York, me SHBA-në. Ndaras, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka zhvilluar takime me diplomatët nga Franca, Gjermania dhe Britania lidhur me sanksionet që pritet të hyjnë në fuqi të dielën.
Bisedimet me SHBA-në paraqesin “një rrugë pa krye”, ka thënë Khamenei, raportoi AP.
“SHBA-ja ka njoftuar paraprakisht rezultatet e bisedimeve. Rezultati është mbyllja e aktiviteteve bërthamore dhe pasurimit. Kjo nuk është negociatë. Është diktat, imponim”, ka shtuar ai.
-
Irani nuk do t'u bindet kërkesave të SHBA-së, thotë lideri suprem
-
Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor me SHBA-në
-
Lideri suprem i Iranit refuzon bisedimet me SHBA-në
-
Khamenei: S’ka bashkëpunim me SHBA-në derisa e mbështet Izraelin
-
Khamenei – Trumpit: Vazhdo të ëndërrosh që e ke shkatërruar kapacitetin bërthamor iranian