Iranianët kanë filluar të mblidhen në qytetet anembanë vendit për të bërë nderimet e fundit për presidentin Ebrahim Raisi, pasi vdiq së bashku me ministrin e Jashtëm të vendit kur helikopteri që po e transportonte atë u rrëzua në një zonë malore në veriperëndim të Iranit.
Të hënën, udhëheqësi suprem i Tehranit, Ayatollah Ali Khamenei shpalli pesë ditë zie. Edhe provimet e studentëve janë anuluar.
Po ashtu janë duke u përgatitur për organizimin e zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen më 28 qershor.
Ceremonia e funeralit të Raisit do të nis nga dita e martë dhe do të zgjasë deri të enjten. Raisi pritet të varroset në vendin e tij të lindjes në Mashhad të martën.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani përgatitet për të varrosur presidentin, ministrin e Jashtëm dhe gjashtë të tjerë
-
Mbahen funeralet e presidentit dhe zyrtarëve të tjerë iranianë
-
Ish-udhëheqësi suprem i Iranit do të varroset muajin tjetër
-
Rrëzimi i helikopterit të presidentit iranian ishte i paqëllimshëm
-
Irani shpall pesë ditë zie pas vdekjes së presidentit