Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani i thotë Trumpit se po negocion me vetveten

Donald Trump

Foto: Associated Press

 

Zëdhënësi i komandës kryesore ushtarake të Iranit, duke iu referuar SHBA-së ka thënë se “superfuqia globale e vetëshpallur po e quan humbjen e saj, marrëveshje”.

Duke mos e përmendur me emër presidentin amerikan Donald Trump, ka pyetur nëse “ka arritur niveli i konfliktit të brendshëm deri në atë pikë sa po negocioni me vetveten”.

“Ju nuk do t’i shihni më as investimet tuaja në rajon dhe as çmimet e mëparshme të energjisë dhe naftës, derisa të kuptoni se stabiliteti në rajon  garantohet nga dora e fuqishme forcave tona të armatosura. Stabiliteti vjen përmes forcës”, tha Ebrahim Zolfaghari. “Dikush si ne nuk do të pajtohet kurrë me dikë si ju. As tani, as ndonjëherë”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar Iranit një plan 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, raportoi The New York Times.

Edhe Irani thotë se nuk është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me SHBA-në Botë Irani thotë se nuk është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me SHBA-në

Sipas mediave ndërkombëtare, plani i është dorëzuar nëpërmjet Pakistanit, i cili më parë ka ofruar që të organizonte bisedime paqeje midis shteteve që janë në luftë.

 

Lexo përditësimet tjera
Irani nis sulme mbi bazat amerikane, çmimi i naftës bie pas “planit” të Trumpit

Irani nis sulme mbi bazat amerikane, çmimi i naftës bie pas “planit” të Trumpit

SHBA-ja i ka dërguar Iranit një plan 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, siç ka shkruar...