SHBA-ja i ka dërguar Iranit një plan 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, siç ka shkruar “Reuters”. “New York Times” ka shkruar se plani është dërguar nëpërmjet Pakistanit. Është e paqartë nëse Izraeli është i përfshirë në propozim, apo Irani do ta pranojë si bazë për negociata.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pretenduar se po bëhen negociata për t’i dhënë fund luftës e se Teherani është pajtuar që të mos ketë kurrë armë bërthamore. Ai u ka thënë gazetarëve se “e kemi fituar luftën”. Madje ka thënë se Teherani i ka dhënë një dhuratë që lidhet me naftën dhe gazin, duke përfshirë Ngushticën e Hormuzit, pa ofruar detaje të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeklarata u dha vetëm një ditë pasi Irani mohoi kontaktet me SHBA-në dhe i quajti lajme të rreme pretendimet e Trumpit e “përpjekje për të manipuluar” tregjet.
Është raportuar po ashtu se Trumpi ka miratuar dislokimin e më shumë se 1000 ushtarëve.
Garda Revolucionare e Iranit në anën tjetër ka nisur sulme të reja mbi Izraelin dhe bazat amerikane në Kuvejt, Jordan e Bahrejn.
Pas publikimit për planin, në bursa ndërkombëtare ka nisur rënia e çmimit të naftës. Pas publikimit për planin, në bursa ndërkombëtare ka nisur rënia e çmimit të naftës. Çmimi ka rënë për gati 6 për qind në nën 100 dollarë amerikanë për fuçi.
Rreth 290 ushtarë amerikanë janë plagosur në luftën me Iranin
Afro 290 ushtarë amerikanë janë plagosur që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, ka njoftuar “CBS News” duke u bazuar në të dhënat e Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom).
290 ushtarë është thënë se janë plagosur që nga dita e parë e luftimeve.
Zëdhënësi i Centcom ka thënë se 255 ushtarë të plagosur janë kthyer në shërbim tashmë dhe dhjetë tjerë kanë lëndime serioze. Për gjendjen e 25 tjerëve nuk është bërë e qartë.
Irani dëshiron që Libani të përfshihet në marrëveshje armëpushimi
Irani u ka thënë ndërmjetësve se Libani duhet të përfshihet në çfarëdo marrëveshje armëpushimi me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, i kanë thënë Reutersit gjashtë burime rajonale të njohura me qëndrimin e Iranit, duke e lidhur fundin e luftës me ndalimin e ofensivës së Izraelit kundër Hezbollahut.
“Press TV” i Iranit të mërkurën citoi një zyrtar iranian duke thënë se Teherani dëshironte çfarëdo marrëveshje me SHBA-në për të siguruar fundin e luftës si ndaj Iranit ashtu edhe ndaj "grupeve të tjera të rezistencës" në rajon.
Gjashtë burimet rajonale thanë se Teherani i kishte informuar ndërmjetësit që në mesin e marsit se kërkonte një marrëveshje që do të ndalonte gjithashtu sulmet e Izraelit ndaj grupit të armatosur libanez Hezbollah.
Një zyrtar i lartë i administratës Trump tha se ndërprerja e "aktiviteteve të grupeve" të Iranit dhe çarmatosja e Hezbollahut ishin "thelbësore për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Liban dhe në të gjithë rajonin".
Një nga burimet rajonale tha se Hezbollahu kishte marrë "garanci iraniane" për përfshirjen e tij në ndonjë marrëveshje më të gjerë.
"Irani po i jep përparësi Libanit - nuk do të pranojë shkeljet izraelite në Liban si ajo që ndodhi pas armëpushimit të vitit 2024", tha burimi, duke iu referuar sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Liban pavarësisht një armëpushimi të vitit 2024 që i dha fund luftës së fundit Izrael-Hezbollah.
Ministria e Jashtme e Izraelit ka thënë se "Izraeli nuk ka zhvilluar dhe nuk zhvillon negociata me regjimin terrorist iranian".
Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 1,094 njerëz në Liban, përfshirë të paktën 121 fëmijë, dhe kanë zhvendosur më shumë se 1.2 milion.
Irani hedh poshtë planin 15-pikësh të Trumpit
Transmetuesi në gjuhën angleze i televizionit shtetëror iranian ka cituar të mërkurën një zyrtar anonim të thoshte se Irani e ka hedhur poshtë propozimin amerikan për armëpushim prej 15 pikash.
Raporti i Press TV erdhi pasi Pakistani ia transmetoi propozimin Iranit.
Teherani zyrtar prej ditësh është duke e mohuar se po zhvillohen bisedime me SHBA-në, diçka për të cilën presidenti amerikan, Donald Trump thotë se po ndodh.
Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen këtë fundjavë në Pakistan
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, ka thënë se mund të ketë bisedime midis Iranit dhe SHBA-së së shpejti në Pakistan.
"Mendoj se mund të ketë bisedime këtë fundjavë në Islamabad", ka thënë Grossi për gazetën italiane Corriere della Sera, pa dhënë hollësi.
Presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon ditëve të fundit se SHBA-ja është duke zhvilluar bisedime me Iranin për fundin e armiqësive. Mirëpo Teherani zyrtar e mohon këtë, madje të mërkurën, një zyrtar iranian ka thënë se Trumpi është duke biseduar me vetveten.
Ndërkohë të martën vonë është publikuar një plan 15-pikësh i SHBA-së për fundin e luftës me Iranin, të cilin siç ka raportuar Pakistani, e ka marrë tashmë Teherani.
Irani e ka marrë planin 15-pikësh të SHBA-së, thotë Pakistani
Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se Irani ka marrë planin prej 15 pikash nga SHBA-ja për arritjen e një armëpushimi në luftën SHBA-Izrael me Iranin, duke cituar dy zyrtarë pakistanezë.
Zyrtarët pakistanezë raportohet se kanë thënë se propozimi mbulon gjerësisht sa vijon:
Lehtësimin e sanksioneve
Bashkëpunimin bërthamor civil
Një tërheqje të programit bërthamor të Iranit
Monitorimin nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike
Kufizimet e raketave dhe qasjen për transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit
Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, ka thënë më parë se vendi ishte "gati" të priste bisedime për një zgjidhje të konfliktit.
Kanali 12 i Izraelit ka raportuar gjithashtu për planin.
Nuk ka pasur konfirmim të detajeve nga Shtëpia e Bardhë. Ndërkaq, ushtria iraniane ka mohuar se po negocion me SHBA-në.
Irani i thotë Trumpit se po negocion me vetveten
Zëdhënësi i komandës kryesore ushtarake të Iranit, duke iu referuar SHBA-së ka thënë se “superfuqia globale e vetëshpallur po e quan humbjen e saj, marrëveshje”.
Duke mos e përmendur me emër presidentin amerikan Donald Trump, ka pyetur nëse “ka arritur niveli i konfliktit të brendshëm deri në atë pikë sa po negocioni me vetveten”.
“Ju nuk do t’i shihni më as investimet tuaja në rajon dhe as çmimet e mëparshme të energjisë dhe naftës, derisa të kuptoni se stabiliteti në rajon garantohet nga dora e fuqishme forcave tona të armatosura. Stabiliteti vjen përmes forcës”, tha Ebrahim Zolfaghari. “Dikush si ne nuk do të pajtohet kurrë me dikë si ju. As tani, as ndonjëherë”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar Iranit një plan 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, raportoi The New York Times.
Sipas mediave ndërkombëtare, plani i është dorëzuar nëpërmjet Pakistanit, i cili më parë ka ofruar që të organizonte bisedime paqeje midis shteteve që janë në luftë.
Irani vazhdon sulmet ndaj vendeve të Gjirit
Edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se negociatat produktive për t'i dhënë fund luftës ishin duke vazhduar me Teheranin zyrtar, bombardimet e pamëshirshme të Iranit ndaj shteteve të Gjirit vazhduan.
Kuvajti dhe Bahreini janë goditur të dyja me sulme të cilat kanë shkaktuar dëme, të martën në mbrëmje dhe deri në mëngjesin e së mërkurës, raporton The Guardian.
Një zjarr ka shpërthyer në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit pasi një dron goditi një rezervuar karburanti, duke e ndaluar përsëri udhëtimin ajror.
Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje, por raportet fillestare thonë se dëmi ishte "i kufizuar".
Sirena ajrore u dëgjuan mbi Bahrein të mërkurën, ndërsa më shumë raketa dhe dronë iranianë po drejtoheshin drejt tyre. Të martën, një shtetas maroken, i cili ishte punëtor me kontratë për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), u vra në një sulm me dron në Bahrein dhe pesë anëtarë të ministrisë së Mbrojtjes së EBA-s u plagosën gjithashtu në sulm.
Arabia Saudite ka njoftuar se kishte kapur gjithashtu të paktën katër dronë gjatë natës.
Shtetet e Gjirit ishin përpjekur shumë shumë për të parandaluar Trumpin që të shpallte luftë në Iran dhe ka një zhgënjim në rritje, si ndaj SHBA-së ashtu edhe ndaj Iranit, ndërsa zgjidhja e konfliktit po zvarritet.