Një zyrtar i lartë ushtarak iranian tha se luftimet e reja midis SHBA-së dhe Iranit janë "të mundshme", sipas agjencisë së lajmeve Fars të Iranit. Deklarata u bë pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte "i pakënaqur" me propozimin e ri iranian për t'i dhënë fund luftës.
Irani ia dorëzoi propozimin ndërmjetësit të Pakistanit të premten në mbrëmje, raportoi media shtetërore iraniane, pa dhënë detaje për përmbajtjen e tij.
"Në këtë moment nuk jam i kënaqur me atë që po ofrojnë", tha presidenti amerikan. Ai nuk dha hollësi mbi atë që ai e shihte si mangësi të propozimit të fundit, por fajësoi bisedimet e ngecura për "mosmarrëveshje të jashtëzakonshme" brenda udhëheqjes së Iranit.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 8 prill, janë bërë përpjekje për bisedime për paqe në mes SHBA-së dhe Iranit në Pakistan.
Mohammad Jafar Asadi, një figurë e lartë në komandën qendrore të ushtrisë iraniane, tha se një konflikt i rifilluar midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara është i mundshëm.
Edhe
Irani thotë se po rishikon negociatat me SHBA-në pas sulmeve të fundit
"Provat kanë treguar se Shtetet e Bashkuara nuk po i përmbahen asnjë premtimi apo marrëveshjeje", shtoi ai.
“Veprimet dhe deklaratat e zyrtarëve amerikanë janë kryesisht të orientuara drejt medias, së pari për të parandaluar rënien e çmimeve të naftës dhe së dyti për të dalë nga gjendja e vështirë që kanë krijuar vetë. Forcat e armatosura janë plotësisht të përgatitura për çdo aventurë dhe marrëzi të re amerikane”, tha Asadi.
-
Trumpi thotë se s’është i kënaqur me negociatat me Iranin, paralajmëron sulme
-
Irani thotë se nuk është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me SHBA-në
-
Trumpi thotë se është i gatshëm të presë disa ditë për një përgjigje nga Irani
-
Irani paralajmëron “të hapë fronte të reja” kundër SHBA-së nëse ajo rikthen sulmet