Propozimi më i fundit i Iranit për t'i dhënë fund luftës SHBA-Izrael ishte i arsyeshëm dhe bujar, ka thënë të hënën zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, pas hedhjes poshtë të tij nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
"Çdo gjë që propozuam në tekstin tonë përbëhej nga kërkesa të arsyeshme, kërkesa të përgjegjshme dhe propozime bujare - jo vetëm për interesat kombëtare të Iranit, por për të mirën, stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit dhe botës", ka thënë Baghaei gjatë një konference për shtyp të transmetuar nga televizioni iranian.
Trumpi të dielën e ka quajtur propozimin nga Irani "krejtësisht të papranueshëm".
Kërkesat e Teheranit përfshinin përfundimin e luftës në rajon, përfundimin e asaj që Baghaei e ka quajtur "pirateri detare kundër anijeve iraniane" dhe lirimin e aseteve iraniane që janë "ngrirë në bankat e huaja për shkak të presionit të SHBA-së", ka thënë zyrtari iranian.
Media shtetërore iraniane ka raportuar se kërkesat në kundërpropozimin e Iranit përfshinin gjithashtu njohjen e sovranitetit mbi Ngushticën e Hormuzit të bllokuar dhe kompensimin për dëmet e luftës.
“Lidhur me vazhdimin e procesit, ne kemi treguar se pavarësisht nga të gjitha shqetësimet, ne jemi të përqendruar në interesat kombëtare të Iranit. Ne do të veprojmë në çdo mënyrë të nevojshme për të siguruar interesat tona”, ka thënë Baghaei, duke folur për kundërshtimin e Trumpit ndaj planit iranian.
Trumpi hodhi poshtë propozimin iranian, rriten çmimet e naftës
Çmimet e naftës janë rritur pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se përgjigjja e Iranit...-
Irani mohon se është finalizuar marrëveshja me SHBA-në
-
Irani kërkon kompensim për dëmet e luftës dhe largimin e trupave amerikane
-
Trumpi e quan të papranueshëm propozimin e fundit të Iranit
-
Trumpi sheh fund të shpejtë të luftës teksa Irani shqyrton propozimin e ri të SHBA-së
-
Irani thotë se ende po e shqyrton propozimin e SHBA-së për përfundimin e luftës