Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani e mohon se do të zhvillojë negociata me SHBA-në

Esmail Baghaei

Irani e ka mohuar të hënën të ketë zhvilluar negociata me SHBA-në, duke deklaruar se po punonte për një marrëveshje me Omanin lidhur me një rrugë të përkohshme për transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, ka këmbëngulur se ngushtica – një rrugë ujore jetike përmes së cilës kalonte rreth një e pesta e të gjithë naftës dhe gazit natyror të tregtuar para fillimit të luftës,  do të mbetet "e mbyllur" derisa të marrin fund "shkeljet" e SHBA-së.

"Për momentin nuk po zhvillojmë negociata me Shtetet e Bashkuara. Bisedimet tona po zhvillohen me Omanin dhe përqendrohen në arritjen e një marrëveshjeje për një itinerar që do të mundësonte kalimin e sigurt të trafikut detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Synimi ynë është të përcaktojmë, sa më shpejt të jetë e mundur dhe në konsultim e bashkëpunim me Omanin, një itinerar që natyrisht do të ishte i përkohshëm dhe që do të na mundësonte të garantonim sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit."

Deklarata e Baghaeit vjen vetëm pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se të hënën pasdite do të nisin bisedimet SHBA-Iran.

Njoftimi i Trumpit ka ardhur pak pasi ai kishte anuluar sulmet e reja të planifikuara ndaj Iranit, për të cilat kishte deklaruar se nuk ishin parë që pas Luftës së Dytë Botërore. 

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Trumpi thotë se sot do të nisin bisedimet e reja me Iranin, Teherani e mohon

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se të hënën do të nisin bisedime të reja me...