Pas takimit të mbajtur të premten së bashku me homologët e tij evropianë në Gjenevë të Zvicrës, kryediplomati iranian, Abbas Aragchi, ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë, me qëllimin për të vazhduar bisedimet diplomatike, ka shkruar BBC.
Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim ka raportuar se Aragchi ka mbërritur në Turqi në mëngjesin e së shtunës (sot) për t’u takuar me përfaqësues nga bota arabe.
“Në këtë takim, me sugjerimin e Iranit, çështja e sulmeve të regjimit zionist ndaj vendit tonë do të adresohet specifikisht”, ka thënë Araghchi.
Ndërkaq, luftimet po vazhdojnë edhe për ditën e nëntë me radhë, teksa ushtria izraelite ka njoftuar për një valë të re sulmesh kundër depove dhe infrastrukturës raketore në Republikën Islamike, disa orë pasi Irani kishte lëshuar raketa në drejtim të Izraelit qendror.
Krahas kësaj, shpërthime u dëgjuan po ashtu pranë Tel Avivit.
Sulmet Izrael – Iran vazhdojnë edhe në ditën e nëntë
-
Ministri i Jashtëm i Iranit pritet ta vizitojë Pakistanin këtë fundjavë
-
Ndërmjetësit mblidhen në Pakistan për bisedime mbi fundin e luftës me Iranin
-
Kryediplomati iranian: Të hapur për çdo propozim që përfshin përfundimin e plotë të luftës
-
SHBA-ja dhe Irani do të zhvillojnë takim të premten në Stamboll
-
Irani thotë se do të rifillojë bisedimet bërthamore me SHBA-në, nëse s’do të ketë më sulme