Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka hedhur poshtë kërcënimet ekonomike ndaj vendit të tij, duke thënë se të tilla "politika të dështuara" do të nxisin më shumë armiqësi tek iranianët dhe do të "sjellin më shumë dështime".
Komentet e Araghchit janë bërë pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar me "masa ekonomike shkatërruese" kundër Iranit.
Trumpi ka premtuar “luftë ekonomike dhe izolim në një shkallë të paprecedentë", por ka dhënë pak detaje.
Në një postim në rrjetet sociale, Araghchi ka pohuar se kërcënimet synojnë të largojnë vëmendjen e publikut amerikan nga problemet e brendshme financiare, duke shtuar se "terrorizmi ekonomik" i SHBA-së kërcënon ekonominë globale dhe sovranitetin kombëtar të vendeve anembanë botës.
Trumpi kërcënon partnerët tregtarë të Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar një fushatë të re për izolimin e ekonomisë së Iranit,...-
Irani paralajmëron përgjigje më të ashpër nëse SHBA-ja rinis sulmet
-
Irani zotohet për përgjigje “shkatërruese” pas kërcënimit të SHBA-së për sanksionet ekonomike
-
Trumpi kërcënon partnerët tregtarë të Iranit
-
Irani paralajmëron për sulme “më të gjera” pas kërcënimeve të Trumpit
-
Trumpi thotë se Irani ka frikë ta pranojë se po negocion me SHBA-në