Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani besohet se po blen raketa anti-anije nga Kina, mes tensioneve me SHBA-në

Raketat anti-anije

Irani është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Kinën për të blerë raketa lundruese kundër anijeve, sipas gjashtë personave që kanë dijeni për negociatat e të cilët kanë folur për Reuters.

Kjo po bëhet pikërisht në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një forcë të madhe detare pranë bregdetit iranian, përpara goditjeve të mundshme ndaj Republikës Islamike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Marrëveshja për raketat CM-302 të prodhuara në Kinë është drejt përfundimit, megjithëse nuk është rënë dakord për një datë dorëzimi, kanë thënë burimet. 

Raketat supersonike kanë një rreze veprimi rreth 290 kilometra dhe janë të dizajnuara për t’iu shmangur mbrojtjes së anijeve, duke fluturuar ulët dhe me shpejtësi të lartë. Posedimi i tyre do të përmirësonte ndjeshëm kapacitetet goditëse të Iranit dhe do të përbënte një kërcënim për forcat detare amerikane në rajon, kanë thënë dy ekspertë të armëve.

Negociatat me Kinën për blerjen e sistemeve raketore, të cilat kanë nisur të paktën dy vjet më parë, janë përshpejtuar pas luftës 12-ditore midis Izraelit dhe Iranit në qershor, sipas gjashtë personave të informuar mbi bisedimet, përfshirë tre zyrtarë të informuar nga qeveria iraniane si dhe tre zyrtarë të sigurisë. Ndërsa bisedimet kanë hyrë në fazën përfundimtare verën e kaluar, zyrtarë të lartë ushtarakë dhe qeveritarë iranianë kanë udhëtuar drejt Kinës, përfshirë Massoud Oraei, zëvendësministër iranian i Mbrojtjes, sipas dy zyrtarëve të sigurisë. 

“Do të ishte një ndryshim i plotë i lojës nëse Irani ka kapacitet supersonik për të sulmuar anije në zonë”, ka thënë Danny Citrinowicz, ish-oficer i inteligjencës izraelite dhe aktualisht studiues i lartë për Iranin në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare të Izraelit. 

“Këto raketa janë shumë të vështira për t’u penguar”, ka shtuar ai.

Reuters nuk ka arritur të përcaktojë se sa raketa përfshihen në marrëveshjen e mundshme, sa ka rënë dakord Irani të paguajë, apo nëse Kina do ta çojë përpara marrëveshjen duke pasur parasysh tensionet e shtuara në rajon.

“Irani ka marrëveshje ushtarake dhe të sigurisë me aleatët e tij, dhe tani është një moment i përshtatshëm për t’i shfrytëzuar këto marrëveshje”, ka thënë një zyrtar i ministrisë së Jashtme iraniane për Reuters.

Në një koment të dërguar pas publikimit, ministria e Jashtme e Kinës ka thënë se nuk kishte dijeni për bisedimet mbi një shitje të mundshme raketash, për të cilat Reuters ka raportuar. 

E presidenti amerikan, Donald Trump, ka qenë i qartë lidhur me bisedimet me Iranin për programin e tij bërthamor, duke thënë se “ose do të arrijmë një marrëveshje, ose do të duhet të bëjmë diçka shumë të ashpër se herën e kaluar”.