Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inteligjenca gjermane pezullon klasifikimin “ekstremiste” për AfD-në

AfD

Foto: Associated Press

Agjencia gjermane e spiunazhit ka pezulluar përkohësisht klasifikimin për partinë e ekstremit të djathtë "Alternativa për Gjermaninë" (AfD) si “ekstremiste” ka njoftuar gjykata lokale.

“Agjencia vendase e spiunazhit gjerman BfV do të përmbahet përkohësisht nga klasifikimi i partisë ‘Alternativa për Gjermaninë’ si një organizatë ekstremiste, në pritje të procesit gjyqësor nga AfD-ja”, thuhet në një njoftim të enjten nga një gjykatë në qytetin perëndimor të Këlnit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendimi vjen vetëm dy ditë pas zgjedhjes së kancelarit të ri të Gjermanisë, Friedrich Merz.

Merz është zotuar ndër të tjera që ta ndalë rritjen e AfD-së. 

Ndërkaq, AfD-ja ka ngritur padi ndaj BfV-së tri ditë më parë për klasifikimin.