Sipas inteligjencës së NATO-s, Rusia po humb deri në 2000 njerëz në Ukrainë për çdo 100 metra territor të pushtuar në sulmet e “valës njerëzore”, si ato të Luftës së Parë Botërore.
Shifrat erdhën pasi ministrat e Mbrojtjes të NATO-s u zotuan të pajisnin Ukrainën kundër një ofensive ruse, veçanërisht kundër një kërcënimi ajror, pas raportimeve se Kremlini po grumbullon avionë luftarakë, bombardues dhe helikopterë sulmues në kufijtë e tij perëndimorë, raporton britanikja Times.
Lloyd Austin, sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, ka thënë se NATO ishte “plotësisht e fokusuar” në sigurimin e pajisjeve që do të ishin vendimtare në fushën e betejës, duke i dhënë Kievit aftësinë për të “zmbrapsur” Rusinë në tre muajt e ardhshëm.
“Forcat tokësore ruse janë goxha të vogla, të çorganizuara dhe shumë të demoralizuara, që është treguesi më i mirë se ata do të përpiqen të kalojnë në luftime ajrore”, ka thënë Austin.
Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Holanda po përpiqen të përshpejtojnë dërgimin e baterive të raketave Patriot në Ukrainë, ndërsa Franca dhe Italia po furnizojnë raketa SAMP/T ose Mamba.
-
Humbjet ruse në Ukrainë thyejnë çdo rekord pas Luftës II Botërore
-
Inteligjenca britanike: Rusia ka humbur 30 për qind të potencialit tokësor
-
SHBA-ja vlerëson se Rusia ka humbur rreth 1.000 tanke në Ukrainë
-
NATO: 7.000 deri në 15.000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë
-
Ukraina ka humbur më shumë kapacitete ushtarake sesa Rusia