Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inteligjenca britanike: Rusia ka pësuar humbje shkatërruese

Inteligjenca britanike ka publikuar një raport në të cilin thotë se forcat ruse kanë pësuar “humbje shkatërruese” në luftime me Ukrainën. Sipas njoftimit që u publikua të hënën në Twitter, rusët pësuan humbje të mëdha te oficerët e saj të rangut të mesëm dhe të ulet.

“Humbja e një pjese të madhe të gjeneratës së re të oficerëve profesionistë ka të ngjarë të përkeqësojë problemet e saj të vazhdueshme në modernizimin e qasjes ndaj komandës dhe kontrollit”, thuhet tutje.

Britania e Madhe thekson se forcave ruse iu mungon kuadri i nënoficerëve, me ç’rast oficerët e rinj është dashur të udhëhiqen nga veprime taktike “të nivelit të ulët”.

Në raport theksohet se grupet taktike të batalionit rus ka mundësi të jenë më pak efektive për shkak të mungesës së drejtuesve.

“Në raporte të shumta të besueshme të relebimeve në lokalitete mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, mungesa e komandantëve të togave atyre me përvojë, mund të rezultojë me një rënie të mëtejshme të moralit dhe disiplinës”, thuhet tutje.

Të hënën u raportua se Rusia po përdor bomba me vakum në rajonin e Kharkivit.