Inteligjenca britanike njoftoi se sipas Ukrainës, Rusia ka humbur dyfishin e numrit të avionëve në territorin ukrainas, sesa në luftën sovjeto-afgane, në vitet 1979-1989. Sipas Britanisë, Rusia i ka humbur 278 avionë, për dallim me luftën në Afganistan, që i pati humbur 119.
Në raportin e publikuar të hënën, Britania e Madhe bëri të ditur se ky informacion u mor nga komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhnyi, ndonëse ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.
“Mungesa e vazhdueshme e epërsisë ajrore të Rusisë ka mundësi të ketë ndodhur nga trajnimi i dobët, humbja e ekuipazheve me përvojë dhe rreziqet e rritura të kryerjes së mbështetjes së afërt ajrore”, thuhet në njoftim.
Kjo situatë, sipas inteligjencës britanike, nuk ka gjasa të ndryshojë në muajt e ardhshëm dhe humbjet e Rusisë do të rriten.
Për gati 10 vjet, Bashkimi Sovjetik dhe Afganistani luftuan, për shkak të kryengritësve rusë që tentuan ta pushtonin këtë shtet.