Inteligjenca britanike njoftoi të martën, se Rusia ka humbur potencialin ushtarak aq sa për t’u përballur me NATO-n.
Në raportin e përditshëm, Britania e Madhe tha se luftimet në Kharkiv dhe disfata e pësuar, iu shkaktuan trupave ruse humbje të mëdha.
“Kjo Njësi pësoi humbje të mëdha në fillim të pushtimit të Ukrainës dhe nuk pati kohë ta rivendoste plotësisht aftësinë luftarake para ofensivës në rajonin e Kharkivt”, thuhet në njoftimin e Britanisë së Madhe.
Britania shtoi se Rusisë i duhen vite për ta rigjeneruar aftësinë ushtarake.
“Ushtria e Tankeve të Gardës së Parë u dëmtua rëndë. Forcat e armatosura të Rusisë, të përcaktuara për një konfrontim të mundshëm me NATO-n, u dobësuan rëndë”, thuhet në raportin e së martës.
Ukraina e Rusia po i vazhdojnë luftimet. Ditëve të fundit, trupat ukrainase shënon fitore të bujshme mbi Kharkiv, duke i shtyrë forcat ruse jashtë kufirit. Kjo u vlerësua si fitorja më e madhe ukrainase qëkur nisi pushtimi rus (24 shkurt).
-
Inteligjenca britanike: Rusia nisi operacione të mëdha, por i mungojnë trupat
-
Inteligjenca britanike: Rusia urdhëroi tërheqjen nga Kharkivi
-
Inteligjenca britanike i cilëson të dobëta sulmet ruse në tri fronte
-
Inteligjenca britanike: Rusia ka humbur 30 për qind të potencialit tokësor
-
Inteligjenca britanike: Rusia ka pësuar humbje shkatërruese